Lajme

Veliu: Sot fillon mbledhja e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë

03/19/2020 11:15
nga:N.K

Agim Veliu i cili dje u shkarkua nga kryeministri Albin Kurti thotë se gjatë kohës sa kishte udhëhequr me këtë dikaster ky i fundit nuk ka pasur mundësi t’i ndërhynte në punë. Zotohet se ai nuk I nënshtrohet askujt.

 “Unë besoj se, gjatë ditës së sotme do të llojë procesi i mbledhjes së nënshkrimeve dhe në momentin që ato do të kompletohen do të procedohen në kryesinë e kuvendit për tu proceduar më tutje”, shprehet Veliu.

Ai në një emision në Televizionin Publik të Kosovës deklaroi se që nga procesi para dhe pas zgjedhor ka kundërshtuar dhe ka pasur hezitime për koalicion. Kjo pasi që siç thotë ai, duke njohur filozofinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe dallimet në mes dy partive. Ai shkon edhe më tutje.

Veliu konsideronse partia me të cilën kanë qeverisur gjatë këtyre ditëve nuk ka kuadro.

“Unë nuk kam pasur pengesa as nuk kam pasur ndihmesa, sepse Kurti e ka ditur që unë nuk I nënshtrohem asnjë presioni dhe kërkese të tij. Unë punën time e kryej në bazë të rregullave ashtu sic edhe kërkohet në bazë të ligjeve. Ai e ka ditur që kërkesat e tij do të jenë të kota”, deklaron ai.

12/02/2020 16:37

A do ta pranojë LDK-ja “kushtin” e PDK-së për postin e presidentit, flet për GazetaBlic Agim Veliu