Lajme

Veliu për punësimet e militantëve të VV: N‘kohën tonë janë respektuar procedurat, këta po punësojnë pa konkurruar hiq, kapje e ashpër e shtetit

04/05/2022 15:21
nga:N M

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka komentuar punësimet partiake e familjare të Lëvizjes Vetëvendosje në Borde e ndërmarrje publike, e me fokus punësimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës, ku 128 të punësuar, shumica ishin njerëz të partisë në pushtet, raport Gazeta Blic.

Veliu ka thënë për Gazeta Blic se ajo çfarë po ndodh që nga ardhja e Qeverisë “Kurti 2”, me Ndërmarrjet Publike, bordet e institucione të tjera ku po punësohet njerëz të Lëvizjes Vetëvendosje është kapje e ashpër e institucioneve të pavarura.

“Veç edhe ma keq sesa ato dukuritë që ata i kanë kritikuar, bile përpara janë respektuar edhe procedurat, tash nuk po respektohen, po ndodhin emërime pa konkurs nëpër Borde, institucione të pavarura…. është shumë më keq…. kapje shumë ashpër e institucioneve”, ka thënë Veliu.

Ndërkohë, pak më herët Lidhja Demokratikët e Kosovës përmes një konferencë për shtyp punësimet e njerëzve të VV-së në KEK i ka quajtur si afera pronto e VV-së.

LDK ka kërkuar shkarkimin e Komisionit Vlerësues në KEK dhe hetim urgjent nga prokuroria e Kosovës.

Jashari për punësimet partiake e familjare: Është e dhimbshme sepse ka thyer shumë pritje, ka zhgënjyer shumë qytetarë dhe ikja nga Kosova është shqetësuese

Punësimet e familjarëve të VV-së në KEK, LDK: Të shkarkohet e suspendohet Komisioni vlerësues, prokuroria të nis urgjentisht hetimet në KEK