Lajme

Veliu: Në shumë institucione punojnë zyrtarë me probleme mendore

02/19/2020 14:40
nga:Norë Kelmendi

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka thënë se në shumë institucione publike shërbejnë zyrtarë, të cilët vuajnë nga problemet mendore. Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë vizitës së tij në komunën e Gjilanit, një ditë pas tragjedisë që la pesë të vrarë. I shoqëruar nga drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, ata janë takuar me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në objektin e komunës ku edhe është mbajtur edhe një konferencë për shtyp.

Veliu gjatë kësaj konference ka deklaruar se në shumë institucione publike shërbejnë zyrtarë, të cilët vuajnë nga problemet mendore. Ai ka shtuar se është koha për reflektim dhe se institucionet duhet të punojnë, si dhe të miratohet ligji për pensionimin e parakohshëm.

“Probleme të natyrave të tilla ka edhe në fushat tjera, jo vetëm në polici, por ka edhe punonjës të arsimit, ka edhe punonjës të shëndetësisë. Mirëpo, tek punonjësit e policisë është rreziku më i madh, sepse ata janë edhe të armatosur. Nuk do të thotë që rreziku me shëndetësinë nuk është po aq i madh. Edhe në fazat e mëhershme kam kërkuar që në fushën e arsimit, ku kam qenë, ta kemi një ligj për pensionim të parakohshëm të disa punëtorëve të arsimit. Ka të tillë në të gjitha fushat dhe jo vetëm në polici. Do të punojmë me kujdes që të kemi ligjin për pensionimin e parakohshëm të policëve të cilët kanë nevoja të ndryshme”, ka thënë ai.

Ministri i Punëve të Brendshme nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë ndryshime në zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës. Sipas tij, ndryshimet do të ndodhin atëherë kur edhe skanohet gjendja në këtë institucion. “Jam duke u marrë me raportet e punës dhe me vlerësimet dhe çdo gjë do të jetë në kuadër të rregullave të përcaktuara dhe nuk do veprojmë me ndonjë nguti pa pasur gjendjen e skanuar” ka thënë ai.

Me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, të marten është suspenduar zinxhiri komandues në Policinë e Gjilanit. Komandanti i stacionit policor në Gjilan, Alban Ramushi, zëvendës komandanti Naser Rrahmani, shefi i operativës së stacionit policor, Negovan Mihajloviq dhe një zyrtar i stafit civil, janë përjashtuar për 72 orë pas tragjedisë që të martën ndodhi në Gjilan.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se policja Valdete Bllaca e cila dyshohet se ka vrarë dy vëllezërit dhe prindërit, ka pasur probleme mendore. Në një prononcim për gazetën nga ky institucion ka thënë se ajo për një kohë të gjatë është diagnostikuar me probleme të tilla. Ky institucion zyrtarisht thuhet se ia ka marrë armën zyrtare, por dyshimet janë që vrasjet megjithatë të jenë kryer me armën zyrtare, e cila nuk është dashur të jetë në dispozicion të kësaj zyrtareje policore. Në këtë institucion kanë konfirmuar se asaj për shkak të gjendjes shëndetësore i ishte ndërruar pozita e punës

03/30/2020 12:45

Agim Veliu: Veç ata që janë të çmendur nuk i’u përgjigjen institucioneve, flet për ftesën e Thaçit!