Lajme

Veliu largon nga detyra u.d. të kryeshefit të IPK-së, Zuka, që u emërua nga Sveçla

07/16/2020 14:56
nga:Y I

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka larguar ushtruesin e detyrës së kryeshefit të Inspektoratit Policor, Exhevit Zuka.

Veliu ka shfuqizuar vendimin e datës 23 prill të këtij viti, të marrë nga ish-ushtruesi i detyrës i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili pas shkarkimit të ish-kryeshefes, Miradije Kelmendi nga kjo pozitë, e caktoi Zukën ushtrues detyra.

Siç ka mësuar KOHA, në vend të Zukës, është caktuar zyrtar në këtë institucion Kushtrim Hoda. Siç ka mësuar KOHA, Hoda është familjari i shefit të asambleistëve të LDK-së në Prizren, Haziz Hodaj.

Koha kishte raportuar se 5 drejtorë të departamenteve të IPK-së, po hetoheshin për shkelje disiplinore, në mesin e tyre siç ka mësuar KOHA është edhe Hoda. Hetimi është mbyllur, pos sipas informatave të KOHËS, një gjë e tillë është bërë me arsyetimin se ka përfunduar koha e paraparë ligjore përç hetim disiplinor