Sporti

Veliu flet për edicionin e ri të Superligës, ja çfarë thotë për skuadrat e përforcuara

08/18/2018 15:49
nga:Lorik J

Të gjithë e kemi pritur me padurim fillimin e edicionit të ri të Superligës së Kosovës.

Më në fund erdhi dita, kampionati elitar i Kosovës në futboll sot fillon rrugëtimin e gjatë, shkruan GazetaBlic

Skuadrat kanë kryer përforcimet për këtë afat kalimtar dhe tani janë gati për të treguar aftësitë në fushën e blertë të lojës.

Fetah Veliu, trajner dhe analist i futbollit ka folur për ‘GazetaBlic’, ka theksuar se na pret një edicion mjaft konkurrues nga top 4-5 skuadra.

“Një edicion i garave, i cili ka bërë shkëputje të katër skuadrave pretendente për fitimin e kampionatit, duke u forcuar si në sjelljen e futbollistëve cilësor nga tregu kosovar dhe ai shqiptar, sidomos Feronikeli dhe Llapi, pastaj Prishtina dhe Drita, skuadra të cilat ishin pjesëmarrje në garat evropiane dhe bënë që fondet e tyre ekonomike në klub të rriten, por nuk mund të themi se kanë prurje të lojtareve cilësor”, tha fillimisht Fetah Veliu për ‘GazetaBlic’.

“Në vazhdën e konsolidimit dhe sjelljës së lojtarëve dhe me një ekonomi financiare qëndron Gjilani, ndërsa skuadrat tjera, të cilat u inkuadruan në ligën elitare të Kosovës, si Ballkani, i cili ka mobilizim të duhur, por mbetet me numër të mjaftueshëm të lojtarëve të sjellur me një cilësi modeste, ndërsa KEK-u skuadra tjetër e inkuadruar në Superligë, mbeten pa donatorë, por me një skuadër të ripërtrirë, futbollistë të rinjë me shumë ambicie, dëshirë të madhe për promovim në futbollin elitar, skuadër e cila do ta ketë vështirë të përballet sidomos me skuadrat e “mëdha” dhe me përvojë!”

“Një kampionat i cili ka ngritje ekonomike, sidomos ato skuadra pjesëmarrëse në  ligat evropiane, por nuk mbesin mbrapa as skuadra e Feronikelit, Llapit dhe Gjilanit. Por, mbetet të pritet për avancimin e cilësisë dhe ngritjes së skuadrave në performancë dhe diktim të rezultateve të mira, gjë që kampionatin e kaluar ka munguar! Po ashtu mbetet të shihet për cilësinë dhe vlerat profesionale të trajnerëve të ardhur nga Shqipëria, të cilët ne edicionin e kaluar, sezonin pranveror nuk patën prezentim me skuadrat drejtuese dhe efekti i tyre në ngritje të lojës dhe rezultate mungoi, prandaj ky kampionat do të jetë kampionat me ndarje te skuadrave ne dy pole, ne ato 4-5 skuadra që janë shumë të përforcuara dhe me investime të mëdha që do të luftojnë për fitimin e kampionatit dhe daljes në Evropë dhe grupin e skuadrave që do të luftojnë për mbetje në elitën e futbollit kosovar”, përfundoi trajneri dhe analisti i njohur kosovar, Fetah Veliu për ‘GazetaBlic’.

L.J

05/08/2020 18:29

Veliu: Nëse kompanitë e ndërtimit lejohen, pse futbolli jo – Kampionati duhet të rifillojë