Ministri i Punëve të Brendëshme, Agim Veliu dhe Shefi i EULEX, Lars-Gunnar Wigemark folën për zhvillimet e fundit në vend.
Këtë e tregoi ministri Veliu përmes një postimi në facebook ku tha se u fol edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe pandemisë.
Veliu tha se të dy palët u shprehën të gatshme për thellimin e bashkëpunimit, raporton Gazeta Blic.
Ky është postimi i tij i plotë:
Sot prita në takim Shefin e Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark me të cilin, diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, për situatën e përgjithshme të sigurisë, si dhe për parandalimin e virusit COVID-19.
Po ashtu, në këtë takim të dy palët shprehëm gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes MPB-së dhe Misionit të EULEX-it.
Sot prita në takim Shefin e Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark me të cilin, diskutuam për zhvillimet e fundit në…
Publiée par Agim Veliu sur Lundi 28 septembre 2020