Uncategorized

Veliu: Albin Kurti je duke gabuar, mos e fajëso LDK-në për çdo dështim

03/15/2020 12:43
nga:N.K

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu i është kundërpërgjigjur kryeministrit të vendit, sa i përket heqjes së taksës.

“Tarifa duhet të hiqet menjëherë dhe pa kushte. Për sa i takon fajësimit të LDK-së, Albin Kurti gabon nëse mendon që për çdo dështim e gabim të tij e ka fajtore, kujdestare LDK-në.”, ka thënë Veliu në një bisedë për Indeksonline.

“LDK nuk e pranon këtë logjikë të punës në institucionet e shtetit. Ne jemi të gatshëm të dakordohemi me partnerin e koalicionit për të marrë vendime të guximshme dhe të shpejta në interes të Kosovës, në bashkëpunim të plotë me partnerët strategjikë ShBA-të dhe Bashkimin Evropian”, ka theksuar tutje Veliu.

Nga ana e tij Kurti ka thënë se nuk ka arritur ta bind LDK-në,  dhe se zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme.

06/08/2020 19:36

Veliu riaktivizon Planin e Reagimit Kombëtar