Lajme

Vela: Deputetët e Kosovës marrin paga pa bërë asnjë punë në Kuvend

01/24/2020 14:02
nga:Norë Kelmendi

Pazaret politike për ndarjen e hises së pushtetit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk po mund të përfundohen, një marrëveshje e koalicionit mes dy partive tani është larg pasi nuk po mund të arrihet vetëm për shkak të problemeve për ndarjen pozitat e larta shtetërore.

Kjo bllokadë politike e krijuar nga Lëvizja Vetëvendosje së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka bërë që Kuvendit të mbaj vetëm një seancë, ajo e konstituimit të Kuvendit ku kryetar me 75 vota u zgjedh Glauk Konjufca.

Sot janë bërë 30 ditë që nga konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, 120 deputetët do të marrin pagat e tyre të para pa bërë asnjë punë përmbajtjesore që lidhet me funksionimin e Kuvendit.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Blerim Vela, ka thënë se po bëhen 1 muaj dhe Kuvendi i Kosovës nuk ka formuar as Komisionet Parlamentar dhe funksionalizimi i Kuvendit nuk po ndodhë.

Postimi i plotë:

Kryesia e Kuvendit – shprese e perzier me dembeli

Neser behen 30 dite nga konstituimi i Kuvendit te Kosoves. Gjate ketyre 30 diteve, 120 deputete jane mbledhur vetem gjate seances konstituive dhe nuk kane mbajtur asnje takim tjeter. Megjithate, deputetet kane marre pagat e tyre te para pa bere asnje pune permbajtesore qe lidhet me funksionimin e Kuvendit.

Kjo perberje e Kryesise se Kuvendit eshte me e ngathta qe nga ajo e vitit 2001. Jane bere 29 dite nga konstituimi i Kuvendit dhe ende nuk jane krijuar komisionet parlamentare. Nese vendimi per zgjedhjen e kryetarit te Kuvendit eshte i pakthyeshem, do te ishte e udhes qe te funksionalizohej puna e Kuvendit sa me pare.

Kryesia e re e Kuvendit – shprese e perzier me dembeliNeser behen 30 dite nga konstituimi i Kuvendit te Kosoves. Gjate…

Publiée par Blerim Vela sur Vendredi 24 janvier 2020