Sporti

Vedat Muriqi fantastik në La Liga, i dhuron përsëri fitoren Mallorcas, ‘viktima’ e tij e radhës është Atletico Madrid

11/09/2022 23:27
nga:Mergim Rreci

Mallorca ka triumfuar në ndeshjen e sotme ndaj Atletico Madrid.

Vedat Muriqi i dha fitoren e madhe skuadrës së tij me rezultat 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Reprezentuesi kosovar e gjeti rrugën e golit në minutën e 16-të, duke shkuar në shifrën e 8 golave në kampionat.

Vetëm Robert Lewandowski ka më shumë gola se se sulmuesi kosovar në këtë moment në nivelin elitar të futbollit spanjoll.