Showtime

Vdiq aktori amerikan Pat Finn që luante te seriali `Friends`

12/25/2025 10:31
nga:N K

Aktori amerikan Pat Finn, i njohur për paraqitjet e tij në seriale të njohura televizive si “Friends”, “Seinfeld” dhe veçanërisht “The Middle”, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga familja e tij, e cila bëri të ditur se ai vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles pas një beteje disa-vjeçare me kancerin.

Finn ishte diagnostikuar me kancer në vitin 2022 dhe kishte kaluar një periudhë të gjatë trajtimi. Ai u bë më së shumti i njohur për rolin e Bill Norwood, babai i Frankie Heck në serialin “The Middle”, ku fitoi simpatinë e publikut për stilin e tij komik dhe natyral.

Gjatë karrierës së tij, Pat Finn pati dhjetëra role episodike dhe dytësore në seriale shumë të ndjekura amerikane, duke lënë gjurmë në zhanrin e komedisë televizive. Familja e tij e përshkroi atë si një njeri që e jetoi jetën me pasion, humor dhe përkushtim ndaj artit dhe njerëzve që donte.