Sporti

Vdes trajneri i njohur francez

03/26/2020 17:46
nga:Lorik J

Michel Hidalgo, trajneri i cili fitoi evropianin me Francën në vitin 1984, ka vdekur në moshën 87 vjeçare.

Hidalgo kaloi tetë vjet në krye të Les Bleus, duke shijuar suksese të mëdha, përcjell GazetaBlic.

“Franca ka humbur një nga figurat e saj më të mëdha. Michel Hidalgo ishte truri që arriti në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në 1982 dhe fitoi Euro 1984. RIP dhe ‘merci”, Michel”, shkruan faqja zyrtare e Kupës së Botës në Twitter.

Franca organizoi Euro 1984, duke kaluarua në grupin e tyre falë fitoreve ndaj Danimarkës, Belgjikës dhe Jugosllavisë, përpara se të përballej me Portugalinë në gjysmëfinale.

Golat nga Michel Platini dhe Bruno Bellone i siguruan Francës fitoren 2-0 ndaj Spanjës në Parc des Princes në finale, pasi Les Bleus triumfuan për herë të parë në një trofe të madh ndërkombëtar.

/GazetaBlic/