Cult

Vdes shkrimtari italian Alessandro Leogrande

11/27/2017 19:20
nga:M H

Shkrimtari dhe gazetari i njohur italian Alessandro Leogrande është ndarë papritur nga jeta.

I përkthyer me disa vepra në shqip ai ishte i njohur dhe për librin mbi tragjedinë e Otrantos.

Në një takim ku ishte e pranishme dhe Ministrja e Kulturës Kumbaro pak kohë më parë ai do të shprehej: “25 vjet është kohë e mjaftueshme për të kuptuar si kanë ndryshuar ‘kufijtë’ e Italise dhe Shqipërisë dhe për të konstatuar sesi në të njëjtën kohë se ‘ kufi’ ka mbetur vetëm një fjalë me shumë kuptime.

Duhet kuptuar se marrëdhëniet mes Puglias dhe Shqipërisë i kanë rrënjët më të thella se koha e ‘ftohjes së madhe’, kur shqiptarët perceptoheshin si i ‘huaji’.

25 vjet më vonë vëmë re se një komunitet i gjerë prej gjysmë milioni shqiptarësh është integruar në vendin tonë. Shkëmbimet janë të qëndrueshme dhe jo shpesh të rrëfyera dhe të analizuara aq sa duhet.

Sot, që projekti evropian ngjan në krizë, për shkak të mbylljes në vetvete të shteteve-komb, sidomos të vendeve të Lindjes, që po bëhen së fundmi pjesë e BE-së, marrëdhëniet ndëradriatike të një vendi që kërkon të hyjë në BE me një vision tjetër, përbën një veçanti.

Kjo, vetëm nëse të rrëfyerit të ‘Tjetrit’ dhe ‘Vetvetes’ përmirësohet gjithnjë nëpërmjet një këndvështrimi kritik”.

12/15/2017 09:09

Zbardhet shkaku i vdekjes së Adelajda Xhamanit