Lajme

Vdes Sabit Brokaj, Veseli e kujton si “njeriu i mirë i politikës shqiptare”

09/13/2020 17:29
nga:Sh Xh

Ka ndërruar jetë ish ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Sabit Brokaj, raporton Gazeta Blic.

E për vdekjen e tij ka reaguar kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i cili tha se Brokaj ishte njeri i mirë i politikës shqiptare.

Sipas Veselit, Brokaj ihste shembull i një politikani racional.

Veseli tha se Brokaj kishte rol të rëndësishëm për Kosovën e gjendur në flakë gjatë viteve 1997-99.

Ky është postimi i tij i plotë:

Është lajm i trishtë ndarja nga jeta e Sabit Brokaj, njeriut të mirë të politikës shqiptare.

Brokaj hyri në politikën shqiptare pas rënies së diktaturës komuniste, kohën më të vështirë të tranzicionit politik, por ishte shembull i një politikani racional.

Po ashtu, si Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, gjatë viteve 1997 – 1999, kishte rol të rëndësishëm e shumë konstruktiv për Kosovën e gjendur në flakë. Ai nuk kurseu asgjë për luftën çlirimtare në Kosovë, ishte një ndër mbështetësit më të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Do e përkujtojmë përherë si politikan elokuent dhe pozitiv.
Ngushëllime familjes dhe miqëve!

Është lajm i trishtë ndarja nga jeta e Sabit Brokaj, njeriut të mirë të politikës shqiptare.Brokaj hyri në politikën…

Publiée par Kadri Veseli sur Dimanche 13 septembre 2020

09/29/2020 12:38

Arrestimet nga Gjykata Speciale, kjo është përgjigja e Kadri Veselit