Ka ndërruar jetë një nxënëse e shkollës fillore “Dardania” në Pejë.
Përmes një postimi në Facebook, zyrtarët e shkollës thanë se vdekja e saj i mërziti të gjithë.
“Ndarja shumë e hershme nga kjo jetë ka prekur thellë zemrat tona, shokëve e shoqeve të klasës dhe mësueses që të deshi aq shumë“, thuhet në njoftimin e tyre.
Postimi i plotë:
SHFMU ”Dardania”
E diel, 16.5.2021
Lajmi i hidhur për humbjen tënde na mërziti të gjithëve.
Ndarja shumë e hershme nga kjo jetë ka prekur thellë zemrat tona, shokëve e shoqeve të klasës dhe mësueses që të deshi aq shumë.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të afërmit!
U prehsh në paqe, engjëll!
Të trishtuar pa masë për humbjen tënde!
Shkolla “Dardania”, Pejë