Cult

Vdes muzikanti i madh (Foto)

10/24/2017 12:30
nga:Gazeta Blic

Muzikanti i njohur australian dhe mentori i AC/DC, George Young vdiq dje pas një sëmundjeje, njoftoi familja e tij.

“Me dhimbje në zemër duhet të njoftojmë vdekjen e vëllait dhe mentorit tonë, George Young”, shkruan grupi i njohur i muzikës rock AC/DC në website e tij.

“Pa ndihmën dhe drejtimin e tij nuk do të kishte AC/DC”, thekson grupi.

”Young ishte 70 vjeç”, njoftoi rrjeti informativ ”Rundfunk ABC”.

Shkaku i vdekjes nuk u bë i ditur, pas kërkesës së familjes së tij.

Young ishte vëllai i themeluesve të AC/DC, Angus dhe Malcom Young.