Sporti

Vdes legjenda dhe ish-kampioni i MotoGP, shkak Covid-19

02/23/2021 12:08
nga:M K

Menaxheri i Aprilia Racing Team, Fausto Gresini ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare.

Ai nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve që ia shkaktoi koronavirusi, përcjell GazetaBlic.

Ish-kampioni i botës më 1985 dhe 1987 gëzonte respekt të veçantë nga miqtë dhe kolegët, me këta të fundit që u ndanë të pikëlluar pas marrjes së lajmit.

Gresini, fatkeqësisht është një nga shumë sportistë që nuk arritën të mbijetojnë pas infektimit me virusin me kurorë.

/GazetaBlic/