Showtime

Vdes Aron Eisenberg

09/22/2019 16:31
nga:Natyra

Aron Eisenberg ka ndërruar jetë.

Aktori, vdiq në moshën 50 vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar gruaja e tij Malissa Longo, përmes një deklarate në Facebook.

“Kurrë nuk do të ketë një dritë tjetër si Aron. Trashëgimia që ai la pas është përtej fjalëve. E dua shumë dhe do më mungojë përjetësisht. Për momentin, nuk di se si do ta bëj jetën pa të”, shkroi ai.

Shkaku i vdekjes ende nuk dihet, megjithëse dihet që ai më parë kishte dy transplantime të veshkave.