Lajme

Vdekja e turistes në Brezovicë, policia jep detaje

02/14/2024 08:47
nga:N K

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja për vdekjen e shtetases së Amerikës në Qendrën e Skijimit në Brezovicë,.

Sipas policisë ajo ishte gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit e vdekur në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”.

Burri i viktimës i ka thënë policisë se atë e ka zënë orteku i borës.

“Qendra e Skijimit, Brezovicë 13.02.2024 – 15:35. Një femër shtetase Amerikane është gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit pa shenja jete në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Viktima sipas bashkëshortit të saj (shtetas britanik), me të cilin ishin duke skijuar bashkë, dyshohet se është zënë nga orteku i borës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.