Përkundër faktit se e filluan ndeshjen pikërisht pak kohë pas vdekjes së tij, Olympiakos dhe Manchester City kanë mbajtur një minutë heshtje, në nderim të legjendës Diego Armando Maradona.
Gjeniu argjentinas ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare, pas një sulmi në zemër, të cilit nuk arriti t’i bëjë dot ballë, përcjell GazetaBlic.
Vendlindja e tij, Argjentina, gjegjësisht autoritetet e vendit kanë marrë vendim që tri ditët e ardhshme të jenë ditë zie.
Lexo gjithashtu: Tri ditë zie në Argjentinë pas vdekjes së Maradonas
Ndërkaq, kreu i komunës së Napolit, pritet të propozojë ndryshimin e emrit të stadiumit San Paolo.
/GazetaBlic/