Lajme

Trump – Putin, fillon takimi

08/15/2025 21:37
nga:Mergim Rreci

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, kanë mbërritur në sallën e takimit.

Mediat janë lejuar të marrin shkurtimisht pamje, ku në një moment shihet presidenti rus, Putin, duke i vënë të dyja duart te goja, por që nuk u dëgjua se çfarë tha.

Pas disa sekondave, mediat janë urdhëruar që të largohen, duke mos pasur mundësi të marrin përgjigje nga të dy presidentët.