Lajme

Vazhdon zemërimi me shefat e partisë, Haki Abazi lajmërohet në Facebook

11/25/2021 16:32
nga:Gazeta Blic

Haki Abazi vazhdon të refuzojë të flasë për zemërimin që mban me lidershipin e Lëvizjes Vetëvendosje, teksa në një njoftim të fundit në Facebook ka zgjedhur të mos i komentojë çështjet të cilat i ka ngritur tek ta.

Deputeti, i cili njoftoi se do të sabotojë seancat e kuvendit derisa të “adresohen çështjet e ngritura” tek lidershipi i Lëvizjes Vetëvendosje, ka lëshuar një urim për Ditën e Falënderimeve.

Ai ka uruar për Ditën e Falënderimeve, e cila është festë kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Urime Dita e Falënderimeve! Në këtë ditë festohet e falëmnderohemi për begatinë, të vjelurat, korrjet që marrim gjatë vitit dhe të mirat që bëjnë të tjerët dhe në bëjmë për të tjerët”, shkroi Abazi.

Abazi, nuk i ka komentuar ende arsyet mbi vendimin e tij për të braktisur seancat e Kuvendit të Kosovës.