Lajme

Vazhdon votimi i anëtarëve të VV-së për apo kundër marrëveshjes me LDK-në

02/02/2020 15:35
nga:N.K

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje nga ora 14:00, ka nisur referendumin partiak për këtë marrëveshje. Ky referendum do të përfshijë të gjithë aktivistët, të organizuar në të gjitha qendrat e VV-së, ku të drejtë vote kanë rreth 30 mijë aktivistë.

Rinë Zhitia, kryesuese e Komisionit Zgjedhor të Prishtinës, tha se janë hapur të gjitha vendvotimet, derisa ka ftuar të gjithë anëtarët që kanë të drejtë vote, të ushtrojnë të drejtën e tyre.

“Voton e gjithë anëtarësia e Lëvizës Vetëvendosje, pyetën nëse janë për ose kundër për marrëveshjes.. po, e mbyll fletën dhe e fut… komuna e Prishtinës ka rreth shtatë mijë anëtarë të gjithë kanë të drejtë vote”, tha ajo.

Edhe pse e diele, me të kuptuar që po organizohet ky votim, Flamur Pireva, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje ka ardhur të ushtrojë të drejtën e tij.

“Ka qenë mobilizim i vazhdueshëm i gjithë aktivistëve gjatë këtyre viteve që të arrijmë në këtë proces dhe që të jemi në qeverisje të vendit… kjo thirrje ka qenë e shumë pritur, vendimet e mëdha janë marrë nga secili anëtarë i LVV-së, dhe kjo është e drejtë e garantuar sipas demokracisë dhe statutit të LVV-së”, tha ai.

Marrëveshjet qeveritare sipas nenit 28 të statutit të VV-së parashihen që të vendosen me anë të demokracisë së drejtpërdrejtë, me parimin një aktivist një votë. Rezultatet e këtij referendumi pritet të bëhen publike sonte në orën 19:00.

Marrëveshjet qeveritare sipas nenit 28 të statutit të VV-së parashihen që të vendosen me anë të demokracisë së drejtpërdrejtë, me parimin një aktivist një votë.

Rezultatet e këtij referendumi pritet të bëhen publike sonte në orën 19:00.

08/10/2020 08:56

Lutfi Haziri: Java e ardhshme vendimtare për qeverinë, priten zhvillime nga Dhomat e Specializuara