Sporti

Vazhdon telenovela “Neymar”, regjisor është babai i futbollistit

01/11/2019 23:55
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të përflitet me të madhe e ardhmja e tij.

Fjala është për telenovelën e ashtuquajtur “Neymar”, të cilës nuk po i shihet fundi asesi, shkruan GazetaBlic.

Braziliani u largua nga Barcelona në vitin 2017, por si duket i ka rënë “pishman”. Kjo pasi çdo ditë e më shumë po jep sinjale të dëshirës për t’u rikthyer në “Camp Nou”, aty ku edhe shënonte kulmin e karrierës.

Tani mediat franceze raportojnë se babai i futbollistit ka telefonuar disa herë drejtuesit katalunas për t’i kërkuar falje për largimin dhe mundësinë e djersitjes së fanellës emblematike “blaugrana” për të parën herë që nga transferimi në ‘Parkun e Princave”.

Ende nuk dihet sesi do të rrjedhin gjërat deri verën e ardhshme kur edhe pritet të mësohet përfundimisht kjo çështje, por ajo që është e rëndësishme, ideja qëndron dhe me akordin e të dyja palëve gjithçka mund të finalizohet.

Kujtojmë se më herët është përmendur edhe një shkëmbim mes Neymarit dhe Dembeles.

/GazetaBlic/

01/16/2019 11:39

Për anëtarësim në BE, vendet e Ballkanit do të përballen me proces më rigoroz negociimi