Lajme

 Vazhdon mbledhja e LDK-së: Emrat favoritë për postin e kryeministrit!

04/20/2020 14:58
nga:Gazeta Blic

Ka kaluar më shumë se një orë prej se ka nisur mbledhja e liderit të LDK-së, me bashkëpunëtorët më të afërt.

Burime të Gazeta Blic kanë bërë me dije se ende janë duke diskutuar për emrin e kandidatit për kryeministër nga radhët e kësaj partie.

Ndonëse “Kryesia e Ngushtë” ende nuk ka vendosur për emrin e kandidatit për kryeministër, Gazeta Blic merr vesh se janë disa emra që po lakohen për kryeministër.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa vazhdon të jetë favorit për ta marrë postin e kryeministrit.

“Isa Mustafa e ka mbështetjen më të madhe për të qenë kryeministër”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Ditë më parë edhe deputetët Arban Abrashi e Arben Gashi në deklaratat publike që kanë bërë për medie nuk e kanë përjashtuar opsionin që Mustafa të jetë kandidati i LDK-së për kryeministër.

Madje ata e kanë quajtuar si kandidatin më të mirë të mundshëm.

Siç mëson Gazeta Blic, si kandidat tjetër favorit është edhe nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala.

Sipas këtij burimi, Kujtim Shala shihet si më i pranueshmi në parti për të qenë kandidat për kryeministër, për faktin se ai mund të jetë faktor që të mos ketë fraksione në LDK.

“Lidershipi i LDK-së po sheh si shumë rrezik krijimin e frkasioneve në parti, sidomos rreziku që Vjosa Osmani, e cila ishte kanidatë për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit, të krijoj frkasion Brenda partisë. Andaj, emri i Kujtim Shalës do të jetë balanc i ri për ta ruajtur unitetin në parti”, tha ky burim.

Ndryshe, ishte sot vetë Osmani, e cila pas raportimit të Gazeta Blic pë rmbledhjen e sotme që tha se nuk u ftua në takimin e Kryesisë së Ngushtë, ku do të vendoset për emrin e kryeministrit.

Vjosa Osmani godet bashkëpartiakët: Tash e sa kohë partia nuk më thërrasin në takime

Pos Mustafës e Shalës, si emra të mundshëm për kryeministër po përmendet edhe ai i Avdullah Hotit e Arban Abrashit, por me gjasa shumë më të vogla se sa lideri i LDK-së dhe nënkryetari i Kuvendit.

Magjithatë, ende nuk është marrë vendimi për kandidatin për kryeministër.

Ndërkohë, nga LDK askush nuk e ka dhënë asnjë informatë shtesë në lidhje me mbledhjen e kryesisë së ngushtë.

EKSKLUZIVE: “Kryesia e Ngushtë” e LDK-së, sot nga ora 13:00 pritet të vendos për emrin e kandidatit për Kryeministër

Gazeta Blic ka raportuar paradite për mbledhjen, ku do të vendoset për emrin e kandidatit për kryemnistër.

Ditë më parë Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së me mbi 100 vota për dhe me 6 kundër kishte marrë vendim për një koalicion me AAK e Nisma, nëse presidenti Thaçi do t’ua jap mandatin atyre për formimin e Qeverisë së re.

Në anën tjetër, presidenti Hashim Thaçi mbrëmë kishte paralajmëruar se do t’ia jap LDK-së mandatin për formimin e qeverisë.

Paralajmëron Thaçi: Javën tjetër hapat e fundit drejt një qeverie të re!

 

09/10/2020 01:20

Ministri i Infrastrukturës: Serbia nuk do të ketë hise në Ujman, do të ketë vetëm qasje