Rreth 100 persona janë pagëzuar të dielën në Kishën e Gllogjanit. Të rritur e fëmijë janë fotografuar derisa po bënin pagëzimin në këtë kishë.
Fotografitë e tyre janë shpërndarë në Facebook.
Po ashtu, dje është raportuar në të gjitha mediat se dhjetar ceremoni të tilla të pagëzimit në krishterizëm po mbahen gjatë muajit në Kishën e Llapushnikut.
Ndërrimi i religjionit në Kosovë, sidomos kalimi nga islami në katolicizëm, është një fenomen që ka tërhequr vëmendje kohëve të fundit.
Lëvizja e Deçanit dhe aktivitete të ngjashme, siç janë pagezimet në Kishën e Llapushnikut dhe Gllogjanit, tregojnë se ekziston një interes dhe një rritje në numrin e konvertimeve në katolicizëm në disa zona të Kosovës.