Lajme

Vazhdojnë takimet me Thaçin, ish-kryeministri në Presidencë

03/09/2020 12:46
nga:E Sh

Ka nisur takimi mes Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Ramush Haradianj, të cilin po e takon në emër të kreut të AAK’së.

Haradinaj po e zhvillon takimin me Thaçin, një ditë pasi tha se dialgou me Serbinë nuk mund të udhëhiqet nga njeriu që e përkrahu ndarjen e Kosovës.

Takimi mes Thaçit e Haradinajt po mbahet në këto çaste në Zyrën e Presidentit.

Presidenti Thaçi ka nisur takimet me liderët politikë në vend, të cilin e nisi me kreun e LDK’së, Isa Mustafën.

Ai e ka ftuar në takim edhe kryeministrin Albin Kurti, në cilësinë e kryetarit të VV’së. Shefi i Qeverisë akoma nuk e ka konfirmuar vizitën.