Sporti

Vazhdojnë spekulimet, Messi drejt Interit

05/01/2020 22:48
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë një nga temat më të përfolura javëve të fundit.

Tifozët e Interit kanë filluar sërish të ëndërrojnë për një transferim eventual të Messit te skuadra e Interit, përcjell GazetaBlic.

Së fundi, këto spekulime i ka vënë në pah, ish-zëvendësi i Mourinhos në kohën kur portugezi ishte shef i shtabit teknik të Interit, Jose Morais.

Morais, në një prononcim për “Mundo Deportivo”, tha se ka gjasa që argjentinasi të zbarkojë në Meazza, kurse rol të rëndësishëm në këtë drejtim do të ketë Zanetti.

“E ardhmja e Messit do të jetë te Interi. Prania e Zanettit në bordin drejtues të klubit zikaltër do të jetë përcaktuese në këtë transferim”, ka thënë mes tjerash Jose Morais.

/GazetaBlic/

06/28/2020 23:43

Spektakël në “Ennio Tardini”, Interi përmbys Parmën në çastet e fundit