Lajme

Vazhdojnë skandalet: Edhe djali i deputetes së AAK’së punësohet në VALA

03/14/2019 19:00
nga:Q F

Punësimet në Telekomin e Kosovës nuk po ndalen nga AAK, tani në në VALA ka filluar punën edhe Iliran Haxhiu, djali i deputetës së kësaj partie, Teuta Haxhiu.

Metro ka zbuluar se Haxhiu ka filluar punën e tij me 27 shtator të vitit 2018, ku deri tani e ka mbajtur pozitën të fshehur nga publiku.

Pozitën e tij të re e ka bërë të ditur edhe në Facebook’un e tij personal, pas disa muajve punë në këtë institucion publik.

Ai njihet si person shumë i afërt me kryeministrin Ramush Haradinaj, ku disa herë është pritur për vizitë në zyre të kryeministrit.