Sporti

Vazhdojnë problemet financiare për Pejën

07/20/2018 09:47
nga:M K

Është përballur me shumë probleme viteve të fundit, si në aspektin orgnizativ ashtu edhe në atë financiar.

Sezonin e kaluar, nëpër “vrimë të gjilpërës’, arriti të sigurojë mbijetesën në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo, krenaria e Dukagjinit, KB Peja, asesi nuk po mund të këndellet, duke e lënë basketbollin kosovar në një gjendje të mjerueshme. Përfshirë edhe Trepçën, që vitin e kaluar nuk ishte në elementin e saj, po tregojnë që basketbolli kosovar edhe sivjet do të jetë në një nivel mesatar, hiç këtu Prishtinën që pritet të garojë në European Cup,pasi kampioni Bashkimi i’a lëshoi vendin, si pasojë e mosarritjes së organizimit të duhur dhe mungesës së financave.

Sipas mediave nacionale, nëse klubi nuk e bën pagesën e dënimit dhe pagat e mbetura borgj, prej afro 100 mijë euro, “Shqiponjat” nuk do të mund t’i fillojnë garat në edicionin e ri.

/GazetaBlic/

11/13/2019 14:06

KB Peja e pret Vllazninë e Shkodrës në Ligën Ballkanike