Lajme

Vazhdojnë kritikat nga PDK-ja për punën e qeverisë Kurti në kohën e pandemisë!

04/13/2020 14:56
nga:Norë Kelmendi

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë që nga fillimi i pandemisë, Kosova ka kryer shumë pak testime, edhe siç tha ai përkundër thirrjeve të vazhdueshme që ky numër të rritet.

“Që nga data 8 shkurt e deri dje, më 12 prill, në Kosovë janë bërë vetëm 3256 testime. Pra, mesatarisht janë bërë vetëm 50 testime në ditë! Kjo është jashtëzakonisht pak! Me këtë ritëm është e pamundshme që të identifikohet niveli i vërtetë i prevalencës së koronavirusit në vendin tonë. Dhe për më keq, numri i testimeve ditore është rritur minimalisht dhe ende është shumë larg numrit të nevojshëm që në rastin e Kosovës, do të duhej të jetë së paku 1000 testime në ditë në këtë fazë”, ka shkruar deputeti i PDK-së në faqen e tij në Facebook.

Krasniqi vlerëson se punëtorët shëndetësorë kanë bërë dhe po bëjnë punë heroike në linjën e parë të luftës me armikun e padukshëm Covid 19, por sipas tij, personeli shëndetësor mund të ndihmohet vetëm përmes rritjes së numrit të testimeve, që është përgjegjësi ekskluzive e Qeverisë dhe e Ministrisë së Shëndetësisë.

Para një muaji, më 13 mars, në Kosovë u identifikuan rastet e para të personave të infektuar me COVID-19. Deri sot, janë…

Publiée par Memli Krasniqi sur Lundi 13 avril 2020

05/29/2020 11:44

“Lajmërohet” më në fund edhe Kadri Veseli: Një vendim i pritur nga ana e Gjykatës Kushtetuese