Lajme

Vazhdimi i dialogut Kosovë – Serbi: Avni Arifi përballë Marko Gjuriqit

01/13/2018 22:23
nga:F.B

Bisedimet teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë në Bruksel të martën e 16 janarit.

Në krye të delegacionit të Kosovës do të jetë Avni Arifi i cili dje u caktuar nga kryeministri Ramush Haradinaj shef i negociatave me Serbinë.

Lajmi.net ka kontaktuar me Arifin dhe ai e ka konfirmuar se do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në Bruksel.

Përballë Avni Arifit nga pala serbe do të jetë Marko Gjuriq shef i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Takimi do të zgjasë tri ditë dhe aty do të bisedohet për implementimin e marrëveshjeve të arritura, lëvizjen e lirë, drejtësinë dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

01/16/2018 22:14

Gjuriq thotë se ka informata për vrasjen e Ivanoviq