Lajme

Vatikani cakton gruan e parë me pozitë të rëndësishme

01/15/2020 17:14
nga:B. D

Papa Françesku ka caktuar një juriste italiane gruan e parë me një post menaxhues në zyrën më të rëndësishme të Vatikanit.

Françeska Di Giovanni, 66-vjeçare, do të shërbejë si nënsekretare për çështjet multilaterale në Sekretariatin e Shtetit.

Ajo do të jetë përgjegjëse për koordinimin e marrëdhënieve të Vatikanit me grupet tjera, përfshirë Kombet e Bashkuara.

Papa Françesku ka qenë i zëshëm në përkrahjen e grave për të mbajtur pozita me autoritet në Vatikan.

Di Giovanni ka punuar për Vatikanin qe 27 vjet. Ajo ka specializuar në çështjet që lidhen për migrimin dhe refugjatët, statusin e gruas, pronësinë intelektuale e turizmin.