Lajme

Varhelyi: Dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet suksesshëm më 2020

11/14/2019 13:26
nga:B. D

Sot në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian ka nisur seanca dëgjimore, ku duhet të konfirmohet kandidati për Komisioner të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi nga Hungaria. Ai është kandidati i dytë nga ky shtet, pasi Laszlo Trozscanyi ishte refuzuar për këtë pozitë, për shkak të problemeve me konflikt interesi.

Varhelyi, i cili është ambasador i Hungarisë në Bashkimin Evropian, ka thënë se Ballkani Perëndimor do të jetë prioritet nëse ai konfirmohet Komisioner i Zgjerimit.

Në fillim të seancës dëgjimore ai ka thënë se duhet punuar që të arrihet pajtim për nisjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, një vendim që nuk u arrit në samitin e fundit të BE-së. Sipas Varhelyi, rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe procesi i zgjerimit me këtë rajon duhet të jetë prioritet, ndërkohë që metodologjia në procesin e zgjerimit duhet të përshtat në mënyrë që ky proces të jetë me një dinamikë më të shpejtë.

“Duhet ta bëjmë BE-në më funksionale, por kjo nuk duhet ta pengojë procesin e zgjerimit”, ka thënë ai.

Aktualisht janë edhe tre kandidatë për komsioner evropian që duhet të konfirmohen, në mënyrë që në fund të muajit të votohet për përbërjen e re të Komisionit Evropian që do të udhëhiqet nga Ursula va nder Leyen. Ky komision, nëse gjithçka shkon sipas planit, do të nisë mandatin pesëvjeçarë nga 1 dhjetori.

12/02/2019 22:37

Kosova ka pasur gjashtë qeveri të ndryshme, kjo është historia e koalicioneve