Sporti

Varane drejt largimit nga Manchester United, Al Nassr hidhet në ‘sulm’ për francezin

02/08/2024 20:08
nga:E K

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag konfirmoi në një intervistë për mediat britanike se nuk e di ende përfundimin e situatës rreth kontratës së mbrojtësit francez, Raphael Varane, kontrata e të cilit me Djajtë e Kuq skadon në verë të vitit 2025.

Varane mbërriti te United nga Real Madridi dy vjet e gjysmë më parë për 45 milionë euro dhe këtë sezon ai ka luajtur shumë më pak minuta se standardi i tij i zakonshëm për shkak të problemeve të shpeshta të lëndimeve. Spekulohet se Saudi Al-Nassr është shumë i interesuar për Varane, transmeton GazetaBlic Sport.

Sauditët do të donin shumë ta ribashkonin francezin me Cristiano Ronaldon, me të cilin francezi fitoi gjithçka në Real.

Në 360 paraqitje për Klubin Mbretëror, Varane fitoi katër Liga të Kampionëve dhe tre tituj kampion spanjoll. Vlera e tij sipas Transfermarkt është 25 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/