Sporti

VAR-i as afër Superligës së Kosovës!

09/23/2020 21:05
nga:Lorik J

Teksa në Shqipëri veç se kanë filluar të testohen dhe të mbahen seminaret për t’u mësuar me VAR-in, Kosova akoma nuk e ka marrë asnjë hap në këtë drejtim.

Kryetari aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi kishte paralajmëruar me 24 nëntor se VAR’i do të jetë prezent edhe në Kosovë – në një të ardhme të afërt, shkruan GazetaBlic Sport.

Në emisionin “Sports Show”, Agim Ademi kishte theksuar se po punon shumë që ta sjellë VAR-in në Kosovë.

“Ne po punojmë shumë, shpresojë shumë që për sezonin e ardhshëm (2020/21) do të mundohemi, thjesht do të punojmë shumë e shumë që të jetë VAR’i. Pas dy vitesh është e padiskutueshme, por besoj që edhe për këtë sezon (2020/21)”, thoshte Agim Ademi me 24 nëntor.

Sezoni 2020/21 ka filluar në Superligën e Kosovës, ndërsa i vetmi ndryshim nga ai i kaluari është sistemi me 10 skuadra si dhe transmetuesi i ndeshjeve!

VAR’i nuk është as afër Kosovës, pasi deri më tani referët nuk kanë mbajtur trajnimet e nevojshme për këtë sistem të ri të lojës, që po praktikohet në ligat më të mëdha evropiane.

“Kosovës i është afruar pak…” duke marrë parasysh që do ta ketë edhe Shqipëria nga edicioni i ardhshëm.

Në Superligën e Kosovës me shumë gjasë nuk do ta kemi këtë stinor, ndërsa shpresojmë që të punohet SHUMË që në një të ardhme fillimisht të trajnohemi – e pastaj ta kemi prezent në futbollin e Kosovës, duke marrë parasysh që çdo javë kemi ankesa në referim nga klubet kosovare.

Rastet e ankesave në referim i kemi parë edhe sot (xhiro ll e Superligës 2020/21), ku Batatina dhe Ballkani theksuan se janë dëmtuar në ndeshjet Llapi – Gjilani, përkatësisht Ballkani – Feronikeli.

/GazetaBlic Sport/