Sporti

Van Persie kthehet pas 14 vitesh te Feyenoordi

01/12/2018 19:12
nga:Y.K

Robin van Persie ka vendosur të kthehet pas 14 vitesh në Holandë në radhët e Feyenoordit të Roterdamit.

34-vjeçari, sipas mediave holandeze, ka vendosur të largohet nga Fenerbahce, për ta mbyllur karrierën aty ku e nisi në vitin 2002, para se të transferohej në Angli tek Arsenali e më pas te Manchester City.

Të shtunën ish-sulmuesi i “Tulipanëve” do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore për të hedhur më pas firmën mbi kontratë.

Futbollisti i lindur në vitin 1983 ka qenë një nga sulmuesit më të spikatur në futbollin europian në dekadën e fundit. Kulmin me Kombëtaren e Holandës e arriti në Botërorin e Vitit 2014, ku shkoi deri në finale, ndërsa goli me kokë ndaj Spanjës rezultoi më i bukuri i atij kompeticioni.

 

 

01/22/2018 17:05

​Van Persie kompleton transferimin te Feyenoord