Sporti

Van Dijku ishte shumë afër “Topit të Artë”, mësoni diferencën e votave mes tij dhe Messit

12/03/2019 14:22
nga:M K

Megjithëse duhej të ishte në ceremoninë gala të ndarjes së “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo mungoi.

Kjo mungesë u kritikua shumë nga të gjitha qarqet e futbollit, madje edhe nga ish-bashkëlojtari Modric, i cili mbrëmë ia dhuroi çmimin argjentinasit Messit, për të cilin ishte ky çmimi i gjashtë që e fiton, duke u bërë kështu futbollisti i parë në botë që e arrin këtë, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, dallimi në vota ishte shumë i vogël. Holandezi Van Dijk u pozicionua në vendin e dytë me vetëm shtatë vota më pak se Messi. Argjentinasi kishte 686 pikë, derisa mbrojtësi fantastik i Liverpoolit 679 sosh.

Për Messin ky ishte trofeu i gjashtë, i cili vazhdon të shënojë rekorde në botën e futbollit, përkundër moshës 32 vjeçare që mban mbi supe.

/GazetaBlic/

06/30/2020 12:33

Diego Simeone komenton zërat për prishjen e raporteve Messi – Setien