Uncategorized

Van Dijk qartëson gjithçka – ‘Nuk jemi të nervozuar para finales së madhe’

05/25/2019 18:29
nga:Ideal

Para ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Tottenhamit dhe Liverpoolit, ka folur mbrojtësi me i mirë në botë aktualisht, Virgil van Dijk.

“Kam me shumë dëshirë se nerva në këto ditë. Edhe para finales se Champions League vitin e kaluar isha i relaksuar. Është diçka që e kam mësuar me kalimin e viteve dhe jam i lumtur për këtë. Nëse mendon ‘nuk dua të bëjë gabime ose ta humbas topin’ atëherë e limiton vetveten.

“Pas gjysmëfinales, nuk mund te flija shumë, ndoshta vetëm dy orë. Ishte totalisht e çmendur. Prej momentit kur kemi arritur në stadium kishim një ndjenjë që mund të bënim diçka te veçantë.

Kur Divock[Origi] shënoi golin e parë, mund t’i shihje të gjithë duke besuar në rikthim. Gjithçka ishte perfekte në atë natë dhe e merituam, nuk ishte qeshtje fati.

“Ishte e çmendur – nuk mund ta përshkruaj ndryshe. Shpresoj që do ta kryejmë punën edhe në Madrid që t’i japim madhështi atij kujtimi.

“Do të ishte e dhimbshme nëse nuk fitojmë, por jo fundi i botës. E rëndësishme është të japim gjithçka me talentin dhe kualitetin tonë që të mos pendohemi nëse kundërshtari ishte me i mirë.

“Nuk mendojmë për faktin se si, nëse humbim, e kemi humbur këtë ndeshje dhe Ligën me një pikë dallim, nuk ia vlen. Mendojmë vetëm se si te japim me te mirën tonë.

E dimë që nëse fitojmë në Madrid, dy nga tri ndeshjet e radhës do të jenë Superkupa e Anglisë dhe Superkupa e Evropës, mund t’i fitojmë tre trofe.

“Ishim afër në Premier League, por tani e kemi mundësinë ta fitojmë “trofeun e madh” te Champions League. Do te japim gjithçka që kemi.”, përfundoji holandezi.