Sporti

Valverde:Nuk mund të sulmojë për 90 minuta

03/14/2018 02:47
nga:Y.K

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka pohuar se ekipi i tij nuk mund të sulmojë për 90 minuta kundër Chelseat. Gjiganti spanjoll pret londinezët për ndeshjen e kthimit në 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve dhe është në epërsi shkaku i golit të realizuar si mysafirë.

“Kanë stile të ndryshme të lojës. E bën këtë në mes të ndeshjes në Londër. Nëse tërhiqen kanë disa lojtar individual.

Do të tentojmë t’i mposhtim në çfarëdo rasti. Të luajmë dhe tentojmë [të realizojmë gol]. Nuk mund t’i sulmojmë gjatë gjithë takimit. Kanë kundërsulmet më të mira në Premier Ligë”, ka thënë Valverde.