Sporti

Valverde vjen me një deklaratë të gjatë që do t’i pëlqejë të gjithë tifozëve të Barcelonës

01/13/2018 20:23
nga:Lorik J

Skuadra e Barcelonës nesër takohet me Real Sociedad në kuadër të La Ligas.

Para fillimit të këtij takimi, trajneri i skuadrës, Valverde ka folur për transferimet e reja të skuadrës së tij dhe për ndeshjen e ardhshme të katalunasve, shkruan GazetaBlic.

Valverde ka zbuluar se Coutinho do të mungojë në këtë takim për shkak të një lëndimi dhe ka folur për tranferimin e ri, Yerry Mina,

“Mina është një lojtar që është i guximshëm në zonën sulmuese të fushës. Ai është spektakolar në ajër dhe në mbrojtje gjithashtu,” tha ai.

“Ne duhet të shohim se si do t’i përshtatet ekipit. Kjo është diçka e rëndësishme. Ai na jep ndjenjën se mund të bëjë diçka.

“Kur mund të bëjë debutimin e tij? Nuk e di, duhet të shohim se si ndihet ai.

“Ne kemi një stil të lojës me të cilin ai duhet të përshtatet”, tha Valverde./GazetaBlic/

09/22/2018 19:34

Barcelona tradhëton Messin, gjen zëvendësuesin e shokut të tij të ngushtë