Sporti

Valverde tregon arsyen e humbjes së Interit përballë skuadrës së tij

12/10/2019 23:52
nga:M K

Barcelona ka mposhtur Interin si mysafir me rezultat 1-2, për ta eliminuar kështu nga Liga e Kampionëve, kryesuesin momental të Serisë A.

Djelmoshave të Antonio Contes u mjaftonte fitorja ndaj katalunasve dhe mos të përqendroheshin fare te Dortmundi, që fitoi ndaj Slavisë së Pragës, megjithatë neroazzurët nuk ia arritën qëllimit, për t’u përshëndetur kështu me garën më të madhe për klube, shkruan GazetaBlic.

Pas ndeshjes ndërkaq ka folur edhe trajneri i Valverdes, i cili shtoi faktin se arsyeja kryesore pse Interi humbi sot ishte pikërisht nervoza e neroazzurëve, pasi nuk po arrinin dot ta shënon golin e fitores:

“Kanë treguar lojëra të bukura, por nuk ia arritën qëllimit. Mund të them se e meritonin, megjithatë ky është futbolli. Ata po na dominonin, por nuk ishin konkretë dhe ajo po i bënte nervozë. Më pëlqeu skuadra ime sepse u tregua e aftë të dilte shpejtë në kundërsulm, përderisa po mbrohej nga sulmet e njëpasnjëshme, sidomos në pjesën e parë.

/GazetaBlic/

05/26/2020 21:00

Valverde: Të luash pa tifozë, e tmerrshme