Sporti

Valverde thurr ‘elozhe’ për Suarezin

11/04/2018 08:35
nga:M K

Barcelona ka shënuar një fitore me rikthim senzacional ndaj Vallecanos në udhëtim.

Përderisa ishin duke humbur me rezultat 2-1 në minutën e 87-të, u paraqitën Dembele dhe Suarez të cilët brenda dy minuta rikthyen gjithçka në favor të blaugranas, shkruan GazetaBlic.

Pas ndeshjes, trajneri i katalunasve, Ernesto Valverde, ka thurrur ‘elozhe’ për sulmuesin e tij, Luis Suarez.

uruguaiani realizoi dy herë mbrëmë, për tre pikë shumë të rëndësishme në luftën drejt mbrojtjes së titullit kampion.

Mediat nga gadishulli Iberik, kanë thënë se në ndeshjen ndaj Vallecanos, Messi luajti me fanellën e ish anëtarit të Liverpoolit.

Kujtojmë që në mesjavë katalunasit do të luajnë kundër Interit në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.

/GazetaBlic/

09/05/2019 20:51

Vjen lajmi i fundit për gjendjen e Messit dhe të Suarezit