Sporti

Valverde jep mendimin e tij për Griezmann

07/17/2019 23:44
nga:Lorik J

Frenkie De Jong, Antoine Griezmann dhe Neto janë tre blerjet e reja të Barcelonës deri tani dhe Ernesto Valverde ka dhënë mendimin e tij për secilin prej tyre.

“Sezonin e kaluar De Jong luajti në një nivel të lartë, ashtu si Ajax,” shprehet trajneri për kanalin e klubit.

“Ai është një lojtar që do të na japë freski në mesfushë dhe është pjesë e së ardhmes.

Griezmann është një lojtar me eksperiencë në kampionatin spanjoll. Ai është i shpejtë, luan mirë në hapësira të ngushta dhe di të nalizojë mirë. Neto do të sjellë eksperiencë dhe është lojtari ideal për të punuar me Ter Stegen.”

ts