Sporti

Valverde e lë Coutinhon në stol, drejtuesit e Barçës të pakënaqur me teknikun

01/12/2019 12:10
nga:I S

Philippe Coutinho momentalisht e ka humbur vendin e tij në formacionin e parë të Barcelonës.

Braziliani është zgjedhja e dytë në sulmin katalan, pasi vendin e tij e ka zënë francezi Ousmane Dembele.

Coutinho u transferua tek Barcelona nga skuadra e Liverpool për shumën e 160 milionë eurove, duke u bërë transferi i dytë më i shtrenjtë në histori.

Sigurisht se qëndrimi i tij në bankën rezervë, anash kësaj shume të paguar gjithmonë do të konsiderohet vendim kontrovers.

“Sport” shkruan se drejtuesit e Barcelonës janë të pakënaqur me mënyrën se si Ernesto Valverde po i qaset Philippe Coutinhos.

Coutinho mund të aktivizohet edhe në fazën e mesfushës, por edhe aty ka konkurrencë të madhe me Arthur që po tregon formë të lartë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vazhdimi i kësaj “drame” që po ndodh në skuadrën e Barcelonës.