Sporti

Valverde: Barcelona nuk mundi t’i bëj ballë presionit të vendasve

12/14/2019 19:02
nga:Mergim Rreci

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Real Sociedadit 2 me 2.

Trajneri i Barcelonës, Valverde pas ndeshjes, tha se presioni i vendasve ishte shumë i vështirë për t’u përballuar, transmeton Gazeta Blic.

Ai ndër të tjerash ka komentuar edhe situatën e dyshimt për penallti, që ndodhi në minutën e fundit të ndeshjes.

“Penalltitë? E para, nuk e di se çfarë ndodhi… mendova se ishte një lojë me dorë. Të fundën duhet ta shoh më mirë. I thash gjyqtarit të katërt që ta kontrollonte” ka thënë Valverde.

“Loja ishte e vëshitrë, e rëndë.. ishte e vështirë për ne që të përballonim presingun e tyre dhe ata na dëmtuan kur kishin topin” shtoi trajneri spanjoll.

“Nëse them se merituam penallti dhe Real nuk meritoi, jam i sigurt se trajneri i tyre do të thoshte të kundërtën” ishin fjalët e Valverde.