Opinion

Valoni nuk u sulmua, por me të edhe e gjithë diaspora

12/22/2020 17:56
nga:Leonard Komani

Valoni nuk u sulmua, por me të edhe e gjithë diaspora.

Më kujtohet humori ndoshta edhe i zi nga Qumili, „Gadaf mos shaj, por ai apet shajke“. Ndoshta i frymëzuar nga gojëdhana se: Çka ta bënë goja nuk ta bënë askush.

Ne jemi të prirë të jetojm në bazë të traditave, gojëdhanave dhe odave të „burrave“. Ndërsa popujt tjerë kërkojnë vendstrehim në planete tjera…

Ky sulm ndaj Gazetarit Valon Syla nuk është asgjë tjeter veqse një vërtetim i teoris së tijë. U vërtetua se, për fat të keq në mergat shumica kanë nevoj për një edukatë tė mirfillt.

Mos ndoshta duhet të ndalemi dhe të analizojm pak se pse sillet ai ashtu. Çka ka kundër diasporës? Futet e gjithë diaspora në at thes të gernaqave apo ka qellime tjera mesazhi i tij?

Unë mendoj se ai ka peoblem me disa pjestarë të mërgatës. Që nëse vërtetohet ajo tezë, ne, të gjithë duhet dalur në ndihmë gazetarit Syla.

Kam disa mendime që dua ti ndajë më mërgatën në ketë pikë.

Sikur harruam ne se politika kosovare na ofendon edhe gjirin e nënës për 25 vite. Duke filluar me vendlindja thërret, 3%. Tash e kemi kuptuar me fakte që ato ndihma janë shpenzuar për nevoja përsonale.

A është ky ofendim që ne mërgata duhet të rebelohemi para qeveris dhe të kërkojm sqarim?

A jemi ne mërgata se qe 20 vite duhet të paguaj haraq që të hymë në Kosovë për një sigurim që nuk ka kurrfar vlere?

A është ky ofendim që ne mërgata duhet ti bllokojm të gjitha kufiret deri sa të anulohet ky ligjë?

A jemi ne mërgata që e paguajmë udhtimin me aeroplan më të shtrejtin në Evrop. Dhe në aeroport e blen byrekun e 3 ditëve me një çmim marramendes.

A jemi ne se për një dokument e humbë pushimin dhe ja dhurojmë 5 Eu për ounë të shpejt?

A je ne që tolerojmë rritje çmimesh gjatë vizitave sezonale?

A jemi ne që tolerojmë që shtetin që ne e kemi investuar dhe subvensionuar ta kenë në duar një politik që edhe shtetet e Afrikës luajnë me të

A jemi ne ata që gezohemi ta kemi ndonjë foto po me ata të cilët na ofendojn mase 2 dekada?

Ekzistojnë edhe qindra e mijëra ofendime nga politika kosovare drejtuar mergatës, duhet shkruar libra.

Por ne, ne jemi ata që e tolerojmë që me gjakun tonë të punës të ndërtohet jeta luxose e disa personave nga Kosova sepse ne jau mundësojm at jetë.

Ku jeme ne? Mërgimtar në Evrop, mërgimtar në vendlindje.

Ne sulmojm një gazetar për një kinse ofendim ndërsa politika jonë ngopet me djersen tonë.

Mos ta vertetojm teorin e Valon Syles.