Gazetari Valon Syla ka thënë në emisionin Pressing në T7 se zgjedhja e Vjosa Osmanit për Presidente nuk po dallon nga ajo e presidentëve të kaluar.
Ai thotë se nuk ka asgjë që paraqet “ndryshim” në procesin për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.
“Thonin se Presidenti kalon nga zyrat e LDK-së. Presidenti po kalon nga marionetat e Listës Serbe. Nga ish njeriu i shërbimit sekret special serb,. Vjosa Osmani nuk është aspak e veçantë. Ka shkelur nëpër gjithë Kosovën për të gjetur vota. Së paku Thaci i ka pasur votat kur është futur në sallë. Osmani po bëhet presidente me pazare, sikur presidentët tjerë”, tha ai.
Ndryshe, Vjosa Osmani ka arritur ta kalojë me suksesin e nevojshëm raundin e parë të votimit për President në Kuvendin e Kosovës. Disa deputetë kanë votuar për zgjedhjen e Osmanit në pozitën e shefes së shtetit, ndërsa më e rëndësishmja për të ka ndodhur, pasi 80 vota kanë qenë në kutinë e votimit.
Kryetari i Komisionit ka konfirmuar se 81 deputetë kanë marrë pjesë në votim.