Lajme

Valon Syla: Albini ka krijuar viktima për Asociacionin, u kallë edhe Parlamenti

11/07/2023 22:24
nga:N K

Valon Syla, gazetar, ka folur për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se “Kurti ka shkaktuar viktima duke e kundërshtuar Asociacionint”, madje ka shtuar se “Kurti e ka djegur parlamentin”.

Ai thotë se Asocicioni është si rrjedhojë e Planit të Ahtisarit dhe projektit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

‘”Asociacioni derivon nga Plani i Ahtisarit dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës, dhe komplet plani i pavarësisë së Kosovës. Politikanët që kanë luajtur me populizëm do ta paguajnë në të ardhmen”, ka thënë ai.

”Albini ka kriju edhe viktima për mos me implementu, u kall edhe Parlamenti edhe ajo i mbeti elektorati”, ka deklaruar Syla.