Lajme

Valon Syla: Albin Kurti më shumë është Thaç sot, se Dehar, Balë e Xheladin, pse i more në qafë ata

02/13/2020 17:44
nga:Gazeta Blic

Analisti Valon Syla ka goditur Kryeministrin Kurti, duke thënë se e helmoi një gjeneratë të tërë kundër Kosovës, për tu bërë një Hashim Thaç i ri.

Edhe sa duhet të vdesin për manipulimet e tua, si dy vëllezërit Dehari, Bala e Xheladini, që ty të këndohet kënga jonë e Kosovës e shqiptarisë që e mohove tash e 10 vjet.

Syla në një shkrim në Facebook ka thënë se Kurti mund të ndryshojë dhe dikush të gëzohet, por nuk i falet helmimi i një gjenerate të tërë me ideologji jo realiste për kosovarët.

Tutje ai ka shtruar pyetje edhe për aktivistët e Vetëvendosjes që kanë vdekur, duke thënë se ai ka manipuluar me njerëzit.

“Pse vdiqën, Balaj e Xheladini. Për ta pranuar Kurti Ahtisaarin? Qysh humbën jetën 2 nga familja Dehari? Për ta bërë Kurtin, Hashim Thaçin e ri? Manipulimi i tyre, nuk mund të jetë manipulim i gjithë Kosovës. Dhe kjo nuk duhet harruar e as të falet politikisht”, ka shkruar Syla.

Syla ka shkruar edhe për taksën 100%, të cilën Kurti po dëshiron ta heqë, duke thënë se sot Kurti është më i afërt me qëndrime me të, se me aktivistët e tij, që e kishin linçuar atë për këtë temë.

“Taksa 100% Albin Kurti, do ta heq, për të gjitha të shamet e linçimet që i bëtë te unë për këtë temë. I more në qafë familjet e tyre. I more në qafë ata që të besuan. Se unë e kam ditë çfarë folliranti je ti. Shqyqyr që s’më humbën mua anëtarët e familjes, sepse për dallim prej tyre, e di adresën saktë, që ishin rrenat e tua, që sot i përbinë në mënyrë rapide”, ka shkruar ndër tjera ai në Facebook.

Në fund Syla ka thënë se Kreyminsitri duhet të kërkoi falje për ata që vdiqën rrugëve e burgjeve, duke punuar për të dhe Vetëvendosjes.

“Sot je më shumë Hashim Thaç, e Amelikë, se sa si viktimat Bala, Xheladini, e Dehari që i binde se ata ishin e liga e vendit. Sot edhe me Haki Abazin je më afër që ju cilësoi për vrasje të tyre si lëvizje. Ti ndryshon, por unë do ti përkujtoj çfo ditë, cfare ke qenë e cfare je, sepse unë s’kam ndryshuar dhe s’do të ndryshoj për folliranta si ti. Je njeri i keq dhe i vogël”, ka shkruar analisti Syla.

06/30/2020 11:59

Albin Kurti është fytyrë e një patrioti për këngëtaren e njohur nga Shqipëria