Sporti

Valon Berisha në formacionin e javës bashkë me Ronaldon e De Bruynen

09/12/2019 14:19
nga:M K

Shënoi dy gola përballë Anglisë dhe tregoi një lojë tejet të bukur.

Fjala është për mesfushorin e Lazios dhe të kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, i cili ka shkëlqyer në “St. Mary’s Stadium”, shkruan GazetaBlic.

Anëtari i biancoçelestëve ka siguruar një vend në formacionin e javës të kualifikimeve për EURO 2020.

Ai aty është bashkë me Ronaldon e De Brynen, derisa shpresojmë që edhe në ndeshjet e ardhshme, sidomos ato finalet me Malin e Zi e Çekinë, të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm.

/GazetaBlic/